Bota

Rusia: Qeveria siriane pranon dialogun me forcat opozitare

eeeeeeZëdhënësja e MPJ-së ruse Maria Zakharova deklaroi të të enjten para mediave se qeveria siriane është e gatshme për dialog me forcat opozitare, në drejtimin e Kombeve të Bashkuara, por fillimisht duhet krijuar një delegacion i përfaqësuesve të opozitës.

Zakharova tha që Rusia nuk fsheh faktin se ka kontaktuar me përfaqësues të opozitës siriane dhe nuk përjashton lidhjet me ushtrinë për çlirimin e Sirisë. Sipas zëdhënëses së diplomacisë ruse, komuniteti ndërkombëtar duhet të arrijë unanimitet në përcaktimin e forcave terroriste dhe atyre opozitare.

Zakharova shtoi se ruajtja e tërësisë territoriale të Sirisë është garanci për goditjen ndaj terroristëve brenda vendit dhe në rajon. Trupat siriane janë forcat tokësore kundër IS-it dhe ndryshimi i pushtetit do të trazojë gjendjen e rajonit, shtoi ajo.

Ndërkohë, Zakharova hodhi poshtë denoncimet e SHBA-së mbi goditjet ruse ndaj objektivave civile. “Funksionarët amerikanë kanë bërë shumë denoncime, por pa i dëshmuar ato. Kjo është një luftë propagandistike ,” tha zëdhënësja e ministrisë së jashtme ruse.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button