Maqedonia

Gruevski: Me ata që destabilizojnë Maqedoninë, do veprojmë si në rastin Kumanovës

I pyetur nëse rrezikohet Maqedonia nga incidente të armatosura si ai i Kumanovës më 9 maj, kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski, ka bërë të ditur se nëse përsëritet ndonjë incident i armatosur si ai në “Lagjen e Trimave”, qeveria do të angazhojë gjithë potencialin policor për t’i asgjësuar grupet e armatosura.

“Ngjarjet e Kumanovës qeveria i zgjidhi me sukses dhe efikasitet të madh. Nëqoftëse në të ardhmen do të ketë situata të këtilla, qeveria do t’i zgjidhë shpejt dhe në mënyrë efikase”, ka deklaruar kryeministri.

Gruevski e ka vlerësuar si të suksesshëm përballjen e policisë maqedonase me grupin e armatosur në Kumanovë, ku u vranë 8 policë të njësisë speciale dhe 10 pjesëtarë të grupit nga Kosova.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button