Home / roze / Djemtë e familjes Beckham, gjithmonë gati për palestër

Djemtë e familjes Beckham, gjithmonë gati për palestër

BeckhamdjemteDavid Beckham ka marrë me vete 3 djemtë e tij, Brooklyn, Romeo dhe Cruz, për t’u ushtruar fizikisht në palestër. Ata mbërritën në Los Angelos pas një udhëtimi në Brazil, ku ishin të pranishëm në stadiumin Marakana për të parë finalen e Botërorit.

Pasi kishin mbaruar orën e ushtrimeve fizike, djemtë e Beckham vendosën të konsumonin një pije duke ecur në rrugë.

Gjatë një interviste për revistën “Vogue”, Victoria Beckham tha se Los Angelos ishte një vend shumë i dashur për familjen e saj. Ata janë shumë të lidhur me LA sepse edhe David ka luajtur për skuadrën e “LA Galaxy” nga viti 2007-2012.

Gjithashtu, stilistja tha gjatë intervistës se një ndër dëshirat e familjes është edhe shëtitja me biçikletë në mëngjes: “Djemtë kanë nga një biçikletë dhe kënaqen shumë duke shëtitur së bashku.”

Leave a Reply

%d bloggers like this: