Home / Nga Facebook / Shpërthimi i çmendur

Shpërthimi i çmendur

Selim Belortaja shkruan:”

Selim Belortaja

Selim Belortaja

Një varfërim i frikshëm në leksikun e pasqyrimit mediatik. Lajmet dalëngadalë po katandisin të ngrihen në vetëm ..2-3 fjalë. Dominojnë termat “shpërthen” dhe ..”çmend”!! Klikoni per provë fjalën “shpërthen” dhe do t’ju dalin qindra lajme “shpërthyese”. Kështu shpërthejnë pa rreshtur, jo vetëm makina, puse nafte a bombola gazi, por edhe thuajse ..të gjithë personazhet VIP brenda e jashtë vendit. “Shpërthen Bleona”, “shpërthen Gramoz Ruçi”, “shpërthen Topalli”, “shpërthen Cana”, bile para 2 javësh pashë se kishte “shpërthyer” dhe ..një ambasador i huaj!!
Ndërsa fjala “çmend” mbulon krejtësisht ..lajmin erotik! Që po harliset e pushton thuajse komplet faqet On-line. Mbushur me lakuriqësi e banalitet; por që ama ..çmend! Kë çmend? S’ka rëndësi. Ndoshta vetëm ..redaktorët!!

Leave a Reply

%d bloggers like this: