Politika

Qeveria hedh poshtë akuzat e PD-së për tenderimin e Ministrisë së Mbrojtjes

Qeveria ka hedhur poshtë akuzat e Partisë Demokratike në lidhje me pretendimet e saj se Ministria e Mbrojtjes është përfshirë në korrupsion përsa i përket tenderimit të Sistemit të Integruar të Vëzhgimit të Hapësirës Detare.

Nëpërmjet Transparenca.al, qeveria shqiptare shprehet se “Sa i përket tenderit për rikonstruksionin e Ministrisë së Mbrojtjes, procedura e zhvilluar ka qenë e hapur për të gjithë operatorët e interesuar si dhe konform kuadrit ligjor në fuqi. Në këtë garë kanë marrë pjesë 17 firma, ndërsa fituesi nuk është një shoqëri ashtu si pretendohet në artikujt e portaleve, por bashkimi i dy operatorëve ekonomik, operatorit “Rei” sh.p.k. dhe operatorit “Infinit Construction” sh.p.k.”.

Në vijim të argumentimit, qeveria nëpërmjet faqes zurtare të Trasparenca.al thekson se “Së pari, pretendimet se kompania e shpallur fituese nuk përmbush kriteret dhe nuk ka përvojën e nevojshme në fushën e ndërtimit, janë të pabazuara. Konkretisht, si shoqëria “Infinit Construction” sh.p.k. ashtu edhe “Rei” sh.pk., kanë si objekt të veprimtarisë së tyre tregtare ndërtimin dhe rikonstruksionet e objekteve të ndryshme. Së dyti, bazuar në aktivitetin e deklaruar në QKR, të dyja shoqëritë janë të pajisura me licencë për ushtrim veprimtarie ndërtuese zbatimi, për të gjitha kategoritë e kërkuara në zbatimin e kontratës si dhe drejtuesit teknikë për çdo kategori punimesh të parashikuar në preventiv”.

“Lidhur me tenderin për blerje, furnizim, instalim dhe vënie në punë të Sistemit të Integruar të Vëzhgimit të Hapësirës Detare, ndryshe sa pretendohet në artikuj, kompania e përzgjedhur është përfaqësuesi zyrtar i kompanisë “GEM Elektronika”, prodhues i këtyre radarëve. Po e njëjta kompani, është marrë me mirëmbajtjen dhe riparimin e pajisjeve përgjatë periudhës 2010 – 2011. Ajo është certifikuar nga DSIK që në vitin 2010, kohë në të cilën ofronte riparimin e radarëve pranë Forcave të Armatosura. Fakti që e njëjta kompani me eksperiencë vazhdon të mirëmbajë rrjetin përbën një avantazh, i cili nuk u shfrytëzua në vitet 2012-2013 dhe si pasojë i gjithë vëzhgimi i hapësirës detare u la në errësirë të plotë”, argumenton qeveria.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button