Home / Kosova / KD i AAK,mbështetje Haradinajt në konsultimet për krijimin e institucioneve

KD i AAK,mbështetje Haradinajt në konsultimet për krijimin e institucioneve

Në-mbledhjen-e-Këshillit-Drejtues-te-Aleancës-për-Ardhmërinë-e-Kosovës-525x350Këshilli Drejtues i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, konform statutit të partisë, në mbledhjen e mbajtur sot, vendosi unanimisht që edhe formalisht të mandatojë kryetarin Ramush Haradinaj për vazhdimin e konsultimeve për krijimin e institucioneve të reja të Kosovës, me Lidhjen Demokratike të Kosovës, Nisma-n për Kosovën dhe me spektrin tjetër politik dhe përfaqësuesit e komuniteteve.

Statuti i AAK parasheh që Këshilli Drejtues të mandatojë krijimin e institucioneve dhe kandidatin për kryeministër, nga radhët e Aleancës.

Njoftimi zyrtar u dërgua pak më parë nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, lideri i së cilës është nominuar për kryeministër, sipas marrëveshjes së koalicionit të pas zgjedhjeve parlamentare të parakohshme të 8 qershorit me LDK-në e Nisma-n. Së bashku, LDK me 30 deputetë, AAK me 11 dhe Nisma me 6 kanë deklaruar formimin e grupit parlamentar prej 47 deputetëve të Kuvendit të Kosovës 120 anëtarësh, i cili nesër mban mbledhjen konstituive.

Për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit dhe të kryeministrit e qeverisë së re të Kosovës duhen së paku 61 vota të deputetëve.

Kreu i AAK-së, i cituar nga media, tha se sa i përket koalicionit me Vetëvendosjen, është e vështirë të mendohet se mund të arrihet për seancën e nesërme, mirëpo ai tha se ekziston mundësia e bisedimeve për procese të mëtejmë siç është formimi i qeverisë.

Haradinaj shtoise ai beson që nesër do ta zgjedhin kryetarin e Kuvendit dhe kryesinë derisa ka shprehur besimin se edhe minoritetet do ta japin votën.

Leave a Reply

%d bloggers like this: