Arte

Preljocaj: Baleti “Dasma”, i frymëzuar nga historia e jetës sime

Për koreografin francez me origjinë shqiptare, Angjelin Preljocaj, bashkëpunimi me Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit do të vazhdojë edhe me vepra të tjera artistike.

Kështu u shpreh Angjelin Preljocaj gjatë një konferencë për mediat, të organizuar në ambjentet e TKOB në lidhje me baletin “Dasma”, që do të shfaqet në datat 7,8, 9 nëntor.

Drejtori TKOB, Ilir Kerni, theksoi se “kontributi që sjell Angjelin Preljocaj është shumë i madh për teatrin tonë. Për Teatrin e Operas dhe Baletit, ky është një bashkëpunim më një artist të madh”.

ANGJELIN PERLOCAJ (1)Gjatë konferencës për shtyp, ambasadori francez në Shqipëri, Bernard Fitouessi, tha se “është kënaqësi e madhe që takon personalitete si Angjelin Preljocaj, që i takon botës së artit bashkohor. Nga puna ime si diplomat më takon të njihem me personalite të fushave të ndryshme, por të takosh një mjeshtër si Preljocaj është fat i madh. Jam i kënaqur që mjeshtri do të na nderojë me kontributin e tij në Teatër”.

Preljocaj e përshkruan baletin “Dasma” si një nga krijimet e tij, që është frymëzuar drejtpërdrejte nga historia e jetës së tij. Ai u shpreh se baleti ‘Dasma’ realizua nga eksperienca ime nga ajo që unë kisha parë në dasmat që organizoheshin në familjen time, sidomos në Mal të Zi, ku kam dhe anëtarë të familjes sime. Kjo është një vepër tërësisht shqiptare, por shqiptarizmi im mund të ndihet jo vetëm aty, por dhe në vepra të tjera të miat. Rituali që shprehet në balet është tërësisht shqiptar dhe ka lidhje me mënyrën sesi organizoheshin dasmat shqiptare, ku nusja nuk njihte bashkëshortin e saj, apo krushqit vinin të armatosur për të marë nusen”.

ANGJELIN PERLOCAJ (5)Sakaq, pyetjes se cili është tragjizmi i dasmës në baletin e tij, ai nënvizoi momentin kur vajza largohet nga shtëpia dhe të gjithë njerëzit fillojnë e qajnë. Përveç elementit të gëzueshëm që egziston në çdo dasëm, ai e konsideron me një ngarkesë emocionale të madhe, momentin e largimit të nuses nga shtëpia e saj. Ndaj sipas tij, ishte e rëndësishme të sillte një element tradicional të kulturës shqiptare, siç janë organizimet e dasmave.

konf shtypi TOB (1)Duke përshkruar arsyen se pse ai zgjodhi konteksin shqiptar, ai tha qartë se frymëzimi i ka ardhur nga jeta e tij, ku motra e tij ishte martuar me nje shqiptar dhe kishte përjetuar një emocion të tillë në fëmijëri. Unë jam thellësisht i lidhur me vendin e origjinës çdo pjesë e imja e vënë në skenë në mënyrë direkte ose jo, reflekton brendinë time dhe origjinën time”, theksoi ai.

Nga ana e tyre, balerinët nënvizuan rëndësinë dhe ngarkesën emocionale që baleti “Dasma” përmban, duke e përshkruar të veçantë.

Angjelin Preljocaj ishte ne Tirane në maj te vitit të shkuar, ku prezantoi dy shfaqje “La Stravaganza” dhe “Royaume Uni”. Angjelin Preljocaj konsiderohet si një nga koreografët më të rëndësishëm në Francë. Ai iu bashkangjit Baletit të Operës Kombëtare të Paris në vitet ’90 dhe udhëheq Kompaninë e tij që prej 1985. Koregrafia e tij përshkruhet si interpretimin i baletit klasik dhe modern.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button