Nga Facebook

I devijuari

Edmond Petraj
Edmond Petraj

Vetèm kur tè duhet tè shkosh né varrezè pa menduar sepse po shkon, por thjesht sepse ndjehesh njè gozhdè e vogèl qè e tèrheq njè magnet i madh, fillon e bèhesh tjetèr njeri, e ndèrkohè ke rast tè pèrballesh seriozisht me gjèra megjithmend tè paimagjinuara ndonjèherè mè parè. Kur shkon né varrezè me kètè status tè veçantè, nuk ka dèngla, don s’ don ti, je i detyruar tè mèsosh artin e tè qènit i ndershèm tè paktèn me vehten tènde, sepse né varrezè je qindpèrqind i zbuluar; shendeti yt mendor, zemra e shpirti marrin krejt situatèn tènde né dorè dhe ty tè ngelet vetèm njè gjè pèr tè zgjedhur: o tè respektosh vehten né themelin njerèzor, o te kthehesh mbrapsht e tè ikèsh, po jo mè larg se jashtè murit tè varrezès, dhe aty mbèshtetur ballin né mur ndersa kèmbèt me zor tè mbajnè peshen e dhimbjes, pasi tè qash mirè e mirè deri sa tè mos mbeten lot mè brenda e pastaj tè hyjsh pèrsèri por pa qenè mè i njejti njeri qè ishe gjysèm ore mè parè. Kam zbuluar se brenda né varrezè njeriu, krejt njerèzit qè kanè bèrè pakt me ndjenja me tè, ndjehen me vehten ashtu si ndjehet njè balerin i famshèm né paraqitjen e tij mè tè rèndèsishme para publikut tè tij tè zgjedhur nga vetè ai, né skenèn e njè teatri prestigjioz. Balerini nuk mund tè dalè né skenè po nuk qe qindpèrqind i sigurtè pèr dy gjèra, e para: se èshtè krejtsisht vehtja e tij dhe e dyta: né sintoninè mè tè mirè tè tè gjithè kohrave me artin e tij. Po e gènjeu mendja tè futet me mendjelehtèsi, jo mè vonè se dy minuta balerini bije né tokè e karriera e tij varroset njè herè e mirè.
Kèshtu me mua, po kur bie puna të kthehem në shtëpinë që e kam bërë me duart e mija, më parë më duhet të ndalem në varrezë. E pamundur tè bèj ndryshe, né atè vend unè gjej ilaçin qè mè mungon krejt kohèn kur jam i detyruar tè shtyj kohèn, si Sizifi gurin, né vende tè tjera. Askush tjetèr si varreza mund tè mè sistemojè si me magji krejt problemet e mija me jetèn, me realitetin e imagjinatèn. Tashmë jam kurdisur kështu dhe asgjë nuk e zhbën më programimin tim.
Po e filloj rrèfimin duke treguar se më duhet të takoj e lè pas krahève shumè stacione né kètè aventurè, që askush tjetër ka patur rast e do tè ketè pèr ta provuar veç meje. Eshtè larg, shumè larg varreza nga unè, e asnjeherè nuk mund ta bèj rrugèn né kèmbè e kèshtu mè duhet tè vij me mjete tè tjera. Kur kthehem me makinë, lè pas stacione ku furnizohem me benzine e ndèrsa bèj kètè punè e kam mendjen qè tè mos mè grabisin, si mè ndodhi herèn e parè kur po kthehesha nè shtèpi pas gjèmès mè tè madhe tè jetès time. Kur vij me valixhe në dorë lè pas stacione treni e autobuzi, stacione taksishë, stacione anijesh e aeroplanësh, gjëra këto që futen krejt në bllokun e zhurmshëm të gjenisë njerzore.
Gjithmonè mè ndodh tashmè qè ndërsa këto stacione i lë pas krahëve njërin pas tjetrit, truri im shtrydh vehten për të gjetur shkakun se përse projektet që njerèzit gjenialë, ndèrsa pèr ti hartuar u nevojitet detyrimisht heshtja kur vjen puna e konkretizohen projektet e tyre, duhet tè jenè gjithmonë e patjetër të zhurmshëm e po nuk qenè kèshtu nuk mund tè funksionojnè.
Gjithè stacionet me tè cilat èshtè lidhur jeta ime kèshtu, janè krejt tè zhurmshèm pèrjashtuar ai i fundit para se të arrij në shtëpi, stacioni im i shtrenjtè, varreza. Varreza, të gjitha varrezat, jo vetëm ajo me tè cilèn unë tashmè jam dashuruar, më vjen keq që po e përkufizoj kështu, nuk e di pse po nuk është futur dhe as do të ketë fatin të futet në veprat e gjenisë njerzore, dhe si për ironi e jo pèr ti bërë karshillëk, varreza nè fakt është e vetmja vepër gjeniale njerèzore ku për fat mungon zhurma.
Prej gjashtë vitesh, varreza e qytetit tim më është bërë stacioni më i rëndsishëm i planetit.
Po të më shkrepë ndonjëherë për ti treguar vehtes e jo tè tjerève se pse varreza është bërë stacioni im më i rëndësishëm, e kam fare të lehtë. Përgjigja pèr mua është shèndrruar në një flamur të hollë mëndafshi, që e mbaj palosur në xhepin e këmishës sipër zemrës. Sa herè shpalos flamurin, dy fraza të shkurtëra spjegojnë gjithçka: ” Pèr gjërat e tmerrshme që njeriu harron t’ ja programojë vehtes, mendon fati. Për krejt neglizhencat njerzore është fati që kujdeset”.
Ka gjashtë vite që gjërat rreth e rrotull meje, sa vijnë e bëhen më të lehta. Metali i tyre vazhdimisht shkrin dhe unë shoh qartë e më qartë thelbin e vërtetë të tyre.
Sa herë kthehem në varrezën e qytetit tim gjithmonë gjej ndryshime, përjashtuar dy gjëra: heshtjen shembëllore dhe tre katër varre bërë gati për të gjallët që kanë radhën të paraqiten aty. Gjithçka tjetër né varrezè është në lëvizje e ndryshim. Lëvizje e ndryshim i tillè i pabesueshèm dhe për mua deri para gjashtë vitesh, ndryshime qè nuk do ti kisha konceptuar kurrè nëse nuk do të isha dashuruar me të. Gjashtë vite më parë varreza për mua ishte një planet më i largët e më i panjohur se dhe vetë Marsi.
Varreza është zbulimi i vetëm i jetès time qè ja vlen barra qeranè ta pèrmend. Edhe se èshtè një zbulim që kurrë nuk do ti shkoj deri në fund. Praktikisht, deri tani kam zbuluar se varreza është libri më inteligjent i botës që heret a vonë pret të lexohet nga gjithë njerzit. Ato që nuk kanè mundësi për ta bërë këtë punë sa janë gjallë, te mos bëhen merak se do tè kenè mundèsi ta bëjnë pas vdekjes.
Sa shumè gjèra kam zbuluar né kèto gjashtè vite, ja njèri èshtè fakti se varreza e qytetit tim është vendi më tolerant i botës. Myslimanë: shitë e sunitë, katolikë: vatikanistë e kalvinistë, ortodoksë, budistë e çifutë bashkëjetojnë në qetësi duke i bërë kështu praktikisht naftën feve të tyre të paktën pas vdekjes.
Pastaj njè zbulim tjetèr, ai se të vdekurit janë destinuar të heshtin dhe prandaj ndryshojnë, sepse vetëm kush bën disiplinë heshtjen, mund të ndryshojë. Hesht e ndryshon çast e minut varreza, siç ndryshon e hesht në përjetësi universi.
Më duhet të përshkoj dhjetra e dhjetra stacione i papëqëndruar, të bëj mijra kilometra për tu bërë filozof e zbuluar gjèra vetèm kur pushoj e çlodhem në stacionin e fundit timin, nè varrezè. Shkakun se pse jam familjarizuar kaq shumë me këtë stacion e kam lënë të fundit enigmë për ta zbuluar. Nuk kam aspak ngutje në këtë drejtim. Sepse në një vend kur gjërat janë në ndryshim e sipër e gjithmonë në lëvizje, njeriu nuk ka nga ja mban detyrimisht duhet tè bèhet enigmè pèr tè tjerèt e shpresè pèr vehten.
Kur qëllon të kthehem në dimër, në varrezë era kallkan e ftohtë më ngrin fytyrën e më than vështrimin. Për më tepër pamja aty nuk është hiç premtuese. Era nuk ndalet vetëm mbi mua në dëmet e saj, dukjen e varrezës, pamjen e saj tè jashtme e ka bërë lesh arapi. Lulet e plastikës i ka shkulur nga vendi i tyre i zakonshèm ajo, dhe luan me to lojën më të flliqur që bëhet. Tani i bën grumbull në një cep krejt lulet dhe një minutë më vonë e pakënaqur me projektin e saj zhurmëmadh, era ndërron mendje dhe gjithçka e fillon nga e para. I çon lulet e pafajshme përsëri aty ku ishin në fillim dhe si ndalet një çast era, jo për të marrë frymë, por thjesht sa për të bërë një projekt tjetër pèr ta, i grumbullon si me fshesè në qoshkun tjetèr përballë. Unë vështroj lojën e erës aq sa mund të shikojè qartè njeriu me sy të përlotur dhe kur më mbushet mendja se nuk mund të bëj asgjë për ta penguar, ngushllohem me faktin se nè fund tè fundit era nuk është aq e fortë sa mendoj në fillim. Shumë shumë ajo mund të ndryshojë vetëm pamjen e jashtme që të gjallët kanë menduar për varrezën. Shpirtit te saj i merr te keqen. Pikèrisht kètè zbulim bèj duke fshirè lotèt, dhe pikrisht lotèt, e çuditèshme kjo, mè kanè sherbyer si njè palè syze tè paimagjinuara qè mè kanè ndihmuar tè dal mbi shikimin e thjeshtè qè bèn njè vèshtrim i zakonshèm i cili sheh vetèm gjèrat qè duken né sipèrfaqe. Dhe ja bèj zbulimin tjetèr, atè qè loti i prindit icili ka humbur fèmijèn èshtè mikroskopi mè i fuqishèm e qè asnjè teknologji do tè mund ta zevendsojè.
Çastin e fundit kur po asistoj i tronditur spektaklin e vrazhdë të erës e pason një moment qetsie. Njè çast pak a shume dhjetè minuta te shkurtra nè tè cilin unè shoh se lulet e plastikës ishin shpërndarë uniformisht në tè gjithë varrezën, sikur ti kishte mbjellur njè kopèshtar i pèrpikte me dorë. Peisazhi mu duk i bukur dhe ishte né fakt i tillè. Bile do të kisha vazhduar të qëndroja né varrezè dhe ca por mendimi se pas pak era do të rifillonte dhe njè herè lojën e vet absurde me lulet, mè detyroi te ikja pa e kthyer më kokën pas.
Një herë tjetër në dimër, varrezën e gjeta mbuluar me një dëborë të pazakonëshme. Peisazhi ishte i bukur, por mua nuk më pëlqeu. Ishte një peisazh që kërkonte të më çonte më tepër se sa duhej drejt heshtjes. Sepse unë vërtetë heshtjen e admiroj, por vetëm kur ajo është në thelb, e brendëshme e jo e imponuar. Atë dimër në varrezë jo vetëm heshtjen e gjeta ndryshe por dhe katër varret e hapura pèr tè gjallèt qè kishin radhèn tè vinin aty. Megjithëse kërkova shumè me sy, varret bërë gati nuk i gjeta. Dëbora ishte vertet aq e trashë dhe ndoshta i fshihte më mirë se sa duhej, ose kishte mundèsi qè varrmihsit nuk kishin patur kushte të punonin.
Unë doja të vazhdoja gjatè vizitën time né varrezè atë ditë me dëborë, por këtë radhë roja nuk po më shihte me sy të mirë. Mè spjegoi dhe arsyen, e cila ishte se bora ishte aq e madhe sa né vend qè tè ecja pèr rruge mund tè shkelja né varre dhe kètè gjè mè tha ai, nuk mund ta lejoj dhe duke e mbyllè fjalèn e tij, mè tha: “ Me mirè tè kalosh mbi trupin tim se sa tè shkelèsh njè varr”. O Zot, sa tè drejtè kishte, ja befas, kisha patur rastin tè bèja dhe njè zbulim tjetèr. I tregova se ku doja tè shkoja dhe ai si mè pa me dhimbje njè çast, mè priu para. E ndoqa pa folur.
Kur qëllon të vij në stinët e tjera të vitit në varrezë sigurisht qè gjej më shumë jetë e gjallèri, por edhe jeta, shumë shumë këtu mund tè ndikojè si një dekor i jashtëm, kurrë nuk arrin ti ndryshojë ligjet universale tè varrezès, jetèn e gjallèrine e saj tè brendèshme. Gjenia e varrezës është madhështore vetëm sepse funksionon në heshtje, pret e përcjell tè gjallèt pa patur nevojë të kèrkojë asgjë nga ajo çfarë njerzit mësojnë gjatë gjithë jetës së tyre jashtè varrezès. Jam bindur se kush shkon shpesh né varrezè sa èshtè gjallè, kur tè vdesè ajo do ti bèj vend e nderime tè posaçme, do e dekorojè me medaljen qè askush mundet tè ta japè sa njeriu èshtè gjallè. Gjithashtu jam i bindur se bota e të gjallëve me botën e të vdekurve, komunikojnë qartë e krejt natyrshëm me njera tjetrën edhe se shumica dërmuese e njerzëve nuk është aspak e ndèrgjegjèshme për këtë gjë.
Gjithëmonë e më shumë, kohët e fundit varrezën e gjej më interesante. Nuk e di, ka mundësi të jetë përshtypja ime, por më duket se jo vetèm unè mezi pres tè shkoj te ajo, por dhe varreza nga ana e saj mezi më pret mua qè ta vizitoj. Kam përshtypjen, se ashtu si është bërë ajo për mua, tepèr interesante dhe e shtrenjtè dhe unë kam filluar të bëhem ca nga ca për të.
Ja psh, një grup fëmijësh, përjashtuar kur bën ftohtë e bije borë, i gjej gjithmonë aty. Në fillimin e herès edhe se ishim krejtsisht të panjohur pèr njeri tjetrin me grupin e fèmijève, u përshëndetëm si të njiheshim prej një shekulli. Kur kuptova pse ishin lidhur ata me varrezën, fillova ti dua akoma mè shumè. Kur u largova u dhashë krejt çfarë monedhash kisha në xhepa por akti im nuk èshtè se i kènaqi kushedi çfarè. Monedhat metalike me sa duket ishin të papërdorshme për to dhe herët e tjera mora masat përkatëse. Paratë e mija antipatike për fëmijët, sjellur nga ai vend i largët, para se tè vija né varrezè i ndërroja në lek.
Pas këtij akti, fëmijët mè duket se filluan të më konsideronin fatin e tyre. Pritnin për muaj e muaj surratin tim, por dhe unë nga ana tjetèr përpiqesha të tregohesha në lartësinë e duhur për të shpërblyer pritjen e tyre.
Por mua né varrezè nuk më presin vetëm fëmijët. Unë jam bërë familjar këtu, dhe dihet që në familje nuk ka kufij e paragjykime.Me mua është familjarizuar dhe pluhuri që ngrenë makinat kur kalojnë rrugès tè paasfaltuar përbri varrezës. Retë e pluhurit në fakt nuk është se janë në pritjen time, por kur unë qëlloj të jem aty nuk bëjnë përjashtime e diferencime: më konsiderojnë një varr e më japin dhe mua racionin tim të pluhurit. A nuk èshtè dhe ky njè zbulim qè s’ do e kisha bèrè kurrè po tè mos kisha patur njè stacion mè shumè né jetèn time?
Tashmë vonë kam kuptuar se grupi i vogël i fëmijve edhe më privilegjojnë ndër gjithë vizitorët e tjerè tè varrezës. Kur më shohin tek futem në portën e madhe, marr me mend se si marrin frymë ngutshëm e thellë dhe gjithçka rreth bëhet gjë e tyre, krejt botè e dashur e sidomos unë. Pastaj nisin e flasin me njeri tjetrin. Unë nuk i dëgjoj bisedat e tyre, por pak a shumë thonë: “Çuna erdhi babi i Tanit. Lekët qe do të na japë do ti ndajmë baraz. Varrin e Tanit e kemi mirëmbajtur dhe ai do të na jap shumë lek.”
Më kujtohet një rast kur u dhashë krejt çfarë kisha me vehte. Ishte një shumë e konsiderueshme parashë dhe pas këtij akti unë u ndjeva keq. Kuleta më rëndonte sikur të kishte brenda plumb e jo të ishte boshatisur.
Fëmijët më kuptuan që kisha gabuar dhe deshën të më korigjonin: pa i komanduar kush zgjatën pèllèmbèt plot me para drejt meje. Nuk kishin parë në jetën e tyre kaq shumë kartmonedha në duar. Unë i vështrova një copë herë të mirë dhe kur kuptova se akti im dhe vështrimi i tyre ishte gjë e vertetë, u çlirova nga emocioni. Nuk kishte arsye të frikësohesha nga një e vërtetë e tillë e vockël. Unë kisha provuar të vërteta megjithëmend të tmerrëshme dhe jeta kishte vazhduar njësoj me ligje e sidomos praktikimin e tyre me një ashpërsi që dhe më xhelati i planetit do e kishte zili.
Unë, njësoj si varreza, vazhdoja të ndryshoja dhe kjo ishte e rëndësishme.
Nuk ndryshon vetëm varreza, fillojnë e ndryshojnë dhe njerèzit kur nisin e shohin të vërtetën në sy.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button