Politika

Veliaj: Të rinjtë e Tiranës në Këshillin Bashkiak

Në Këshillin Bashkiak të Tiranës do të ketë të rinj nga gjimnazet e kryeqytetit, në mënyrë që zëri i tyre të dëgjohet dhe në këtë bashki. Kështu është shprehur Erjon Veliaj në një takim me të rinjtë e Tiranës.

“Më vjen mirë që ky takim është pararendje e një takimi tjetër që duam të bëjmë këtë muaj për të themeluar Këshillin Bashkiak të të Rinjve të qytetit, ku për herë të parë duam të fusim përfaqësues të presidentëve të të gjithë gjimnazeve të Tiranës, për të marrë propozime nga secila prej institucioneve tona arsimore. Për t’u siguruar që në Bashkinë e Tiranës të kemi sy dhe veshë për të dëgjuar secilin që përfaqëson një grup të rinjsh”, tha Veliaj.

Ai tha se të gjithë anëtarët e kabinetit të tij kanë marrë në patronazh nga një gjimnaz të Tiranës për tu informuar për çdo problematikë që ndodh në këto institucione dhe nevojat e tyre.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button