Maqedonia

Tre të plagosur pas një incidenti të armatosur në Qendrën Klinike

Në një incident të armatosur që ka ndodhur sot në mëngjes në Qendrën Klinike të Shkupit janë plagosur tre persona.

Ndërmjet të plagosurve është edhe një mjek nga kirurgjia abdominale, mbi të cilin ka qëlluar një pacient i pakënaqur.

Policia deri më tani ka arrestuar tre persona, të lindur në vitet 1979, 1981 dhe 1985.

Për momentin, në vendngjarje është e pranishme policia, që po heton rastin.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button