Home / Rajoni / Vuçiç & Poposki: Serbia dhe Maqedonia të vendosura për bashkëpunimin dypalësh

Vuçiç & Poposki: Serbia dhe Maqedonia të vendosura për bashkëpunimin dypalësh

Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiç dhe ministri i Jashtëm maqedonas, Nikola Poposki konfirmuan dje se dy vendet janë të vendosura për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe në të gjithë sektorët me rëndësi reciproke.

”Tashmë që Serbia dhe Maqedonia po përballen me fluksin e rritur të refugjatëve nga Lindja e Afërme dhe ajo e Mesme, Beogradi është i gatshëm të vazhdojë bashkëpunimin me Shkupin dhe me vendet partnere të BE-së për zgjidhjen e kësaj çështjeje të nxehtë”, deklaroi Vuçiç.

Vuçiç dhe Poposki nënvizuan rëndësinë e ruajtjes së paqes dhe stabilitetit në Ballkan dhe ranë dakord që të vazhdojnë të mbështesin njëri-tjetrin në rrugën drejt integrimit në BE.

”Dy zyrtarët e lartë konfirmuan qëllimin për forcimin e marrëdhënieve ekonomike”, thuhet në deklaratën e rastit të qeverisë serbe.

Leave a Reply

Your email address will not be published.