Home / Nga Facebook / Nuk ёshtё vetёm injoranca

Nuk ёshtё vetёm injoranca

Edmond Petraj

Edmond Petraj

Nuk ёshtё vetёm injoranca,…… por dhe shpirtligёsia, ajo qё karakterizon mizerjen e pёrgojimeve…..

Ajo qё dua tё them ёshtё: -Ju, hije tё damkosura! A mendoni ndonjёherё pёr pozitёn tuaj?
Beh, nё kёtё botё, mbi tё e nёn tё, nuk ka njё qёnie tё gjallё a tё vdekur, qё tё lihet e qetё, pa u pёrgojuar, pa u privilegjuar prej prehjes sё tyre shpirtёrore. Smira ёshtё njё ndёr “mikpritjet” mё tё influencuara tё ligёsisё.
Pёrsa u pёrket virtyteve, veseve, traditave e ngjyrave tona krahinore, tё tёrё ne mbetemi njё objekt bisede, njё kёndvёshtrim i diferencuar nё qёndёr tё hipokrizisё shoqёrore. Kёtu nuk ka qytetёrim!
E le tё mёsojnё tё tёrё “krimbat” e lindur nёn smogun e rrёnojave ku artificializojnё civilitetin e tyre: qytetёrimi ёshtё kulturё, edukatё, pastёrti.
Traditat tuaja duhet tё mbeten modermi i pikёpamjeve tuaja. Sёrish indiferenca juaj nuk justifikon kёtё moderim, nё asnjё konfrontim me realitetin nё tё cilin ndodheni. Nёse fatkeqёsitё tuaja “lumturojnё” dikё tjetёr, atёherё bёni tё mundur qё shpirtligёsia e tij tё transformojё nё buzёqeshje hidhёrimin tuaj dhe jo “hakmarrja”, pritja juaj e dekurajuar pёr tё parё shpagim. Pritja “ndryshk” lumturinё, errёson arsyen. Lini tё pёrgojojnё nё strofullёn ku dekompozojnё. Herёt a vonё “kufoma kudёrbuese e fjalёve” do tё shpagojё drejtёsisht qёndrimin tuaj. Gjithçka rikthehet.

Leave a Reply

Your email address will not be published.