Home / Nga Facebook / Përtej Palestinës

Përtej Palestinës

Arben Kallamata

Arben Kallamata

Nuk është e vërtetë që vendet muslimane kanë votuar kundër pranimit të Kosovës në UNESCO. Ndarja e votës nuk është bërë aspak në bazë feje. As në bazë të rendit shoqëror – diktaturë, apo demokraci. As në bazë të shkallës së zhvillimit shoqëror. Vende si Afganistani, Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Jordania, Kuvajti, Libia, malajzia, Omani, Pakistani, Katari, Somalia, Sudani, Chadi, Turqia, Jemeni, etj. kanë votuar pro Kosovës. Ndërsa disa vende «të krishtera» si Slovakia, Brazili, Kuba, Ekuadori, Meksika, Filipines, Rusia, Slovakia, Spanja, Venezuela kanë votuar kundër. Nuk është ndarje fetare. Është ndarje politike dhe diplomatike. Sidoqoftë, nuk mund të mos vesh re votimin kundër të Palestinës, për të cilën nuk i ze gjumi shumë patriotë muslimanë shqiptarë. Nëqoftëse Rusia e mbështet Serbinë për interesa strategjike; nëqoftëse Spanja voton kundër ngaqë nuk do të nxitë precedentin për krahinën Baske; nëqoftëse Koreja e Veriut ka një qeveri të çmendur dhe nëqoftëse vendet e tjera as ia kanë idenë se nga bije Shqipëria, po Palestina, të cilën diplomacia shqiptare nuk ka lënë rast pa e mbështetur, si në kohën e enverit edhe sot, ç’dreqin ka? Apo ka frikë se mos i shkëputet Izraeli dhe i del i pavarur? Besoj Ministria e Jashtme do të dijë t’i japë përgjigje disa pyetjeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published.