Politika

Gjosha: Lajmet për dorëheqjen time spekulime

Ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha hedh poshtë zërat se mund të japë dorëheqjen nga posti që mban. Ajo vjen nga radhët e Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Emri i saj u lakua pak kohë më parë se mund të zëvendësohet me një tjetër emër nga LSI-ja.

“Më vjen keq që qarkullojnë këto lajme, janë spekulime. Unë jam në krye të detyrës dhe po ju flas nga Brukseli”, tha Gjosha për mediat.

Duke folur për reformën në drejtësi, zonja Gjosha tha se ajo duhet të miratohet me konsensus të gjerë, apel që është bërë edhe nga LSI-ja. /Dita/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button