Sporti

Juve, Alegri është trajneri i ri. 2 vjet kontratë me 2 mln euro në vit

Massimiliano-Allegri-terzo-posto-320x213Masimiliano Alegri është trajneri i ri i Juventusit. Ish-tekniku i Milanit, ka arritur një marrëveshje 2-vjeçare me bardhezinjtë, me 2 milionë euro në vit, plus shpërblimet dhe do të zëvendësojë në stol Antonio Konten.

Bisedimet u mbyllën brenda pak orësh pas një takimi me administratorin e deleguar juventin Marota. Trajneri livornez do të paraqitet sot para shtypit në orën 15:00 në “Juventus Stadium”. Së bashku me të në konferencë do të jetë edhe Bepe Marota.

Kësisoj, Juventusi i ri do të nisë nga Alegri, trajneri i individualizuar nga presidenti Anjeli pas lamtumirës së papritur të Kontes.

Në Torino nuk humbën kohë dhe i mbyllën bisedimet menjëherë, ndonëse marrëveshja verbale ishte arritur që dje në mbrëmje.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button