Kronika e zeze

Thes me tritol në kufirin Kosovë-Shqipëri

tritol60 kallëpe tritol të futura në një thes janë gjetur dhe sekuestruar gjatë ditës së stome në kufirin Kosovë-Shqipëri, 1 kilometër brenda territorit të vendit tonë nga ekspertët e policisë se kufirit dhe migracionit

Burime zyrtare të policisë së Bajram Currit, thonë se thesi me kallëpet e lëndës plasëse të tritolit është gjetur në fshatit Ship Shalë, të komunës Tropojë e vjetër, një kilometër në afërsi të kufirit.

Ekspertët kanë nisur kontrollin e të gjithë zonës, pasi dyshohet se mund të ketë edhe kallëpe të tjera të kësaj lënde plasëse. Vetëm pak ditë më parë, në kufirin Kosovë-Shqipëri, u gjetën dhe sekuestruan disa armë e municione luftarake, të cilat ishin fshehur në një pyll.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button