Home / Kosova / Kosovë : Marrëveshja arrihet në parim, nesër zyrtarizimi

Kosovë : Marrëveshja arrihet në parim, nesër zyrtarizimi

marreveshje“Haradinaj e Limaj i thonë po Vetëvendosjes, në pritje edhe Isa Mustafa. Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj e kanë pranuar pa kushte marrëveshjen e Vetëvendosjes”, kështu raporton Rtv21, respektivisht emisioni “Click”.

I vetmi që ka mbetur për tu bindur është Isa Mustafa, edhe ai ka pranuar që VV të udhëheq procesin e bisedimeve me Serbinë, mirëpo thuhet se vijën e kuqe e kanë Komisionin e Venedikut.

Megjithatë marrëveshja është shumë afër të ndodh gjë të cilën e ka pranuar edhe ilir Deda, deputeti i VV-së, i cili e ka bërë të ditur një gjë të tillë përmes rrjetit social facebook.

Nderkohe  burime të gazetës “Zëri” brenda Lëvizjes Vetëvendosjes kanë bërë të ditur se për momentin marrëveshja në parim është arritur, mirëpo nesër pritet zyrtarizimi i saj.

Sipas këtij burimi gjatë ditës së nesërme pritet edhe zyrtarizimi i marrëveshjes së Vetëvendosjes me bllokun opozitar.

[yop_poll id=”2″]

Leave a Reply

Your email address will not be published.