Home / Politika / Presidenti dekreton Manjanin ministër Drejtësie
Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani

Presidenti dekreton Manjanin ministër Drejtësie

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ka dekretuar pasditen e sotme emërimin e Ylli Manjanit në detyrën e ministrit të Drejtësisë.

Në një komunikatë për medie, zyra e shtypit e Presidencës bën me dije se Kreu i Shtetit ka firmosur shkarkimin e Nasip Naços dhe emërimin e pasardhësit të tij në krye të dikasterit të drejtësisë.

Këto lëvizje vijnë pasi ish-ministri Naço të hënën dha dorëheqje nga detyra që mbante prej shtatorit 2013. Ai e argumentoi vendimin e tij me “arsye personale”.

“Në mbështetje të nenit 93 dhe 98, pika 1 të Kushtetutës, me propozim të Kryeministrit, dekretoj z. Ylli Manjani ministër të Drejtësisë. Ky dekret hyn në fuqi menjëherë”, thuhet në dokumentin e presidentit.

A eshte doreheqja e Nacos shprehje e konfliktit Rama- Meta?

View Results

Loading ... Loading ...

dekreti

Leave a Reply

Your email address will not be published.