KronikaKronika e zeze

40 mijë euro pagesë për vrasje në Pejë

vrasesTre shqiptarë nga Shqipëria kishin hyrë në Kosovë për të kryer ”punën”,obligimin që kishin marrë, vrasjen e një kosovari për të cilën një kosovar N.N. kishte paguar 40.000 euro por, si rrallëherë deri tash, Policia u kishte rënë në gjurmë dhe i kapi në flagrancë duke parandaluar vrasjen.

Krejt kjo falë operacionit policor mbrëmjen e të premtes rreth orës 23:00 që rezultoi me arrestimin e tre vetave me dyshimin e bazuar se po planifikonin vrasjen, përkatësisht kanë kryer veprën penale “Bashkim Kriminal në Vrasje”.

Në pranga janë vënë tre meshkuj, shtetas të Shqipërisë B. G. (1975), S. D. (1970) dhe N . M (1965 ).

Personi që ishte cak i vrasjes është ndër të gjallët falë faktit se ditë më parë hetuesit policor kishin pranuar një informacion së disa persona të panjohur nga Shqipëria ishin paguar me të holla prej 40 000 ( dyzetmijë ) euro nga një kosovar i panjohur me qëllim që shtetasit e Shqipërisë ta vrasin një person në Kosovë dhe për këtë ata kishin ndërmarr veprime përgatitore.

Në konsultim me prokuroret dhe gjyqtaret kompetent hetuesit policor nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda në kuadër të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë Prishtinë dhe hetuesit nga DRP- Pejë kishin filluar hetimet intensive me qëllim identifikimin dhe kapjen e këtyre personave të dyshuar dhe parandalimin e vrasjes që sipas informatës ishte planifikuar.

Falë hetimeve shumë efikase, bazuar në veprimet operativo-hetimore dhe masat e fshehta teknike të hetimit dhe vëzhgimit është arritur qe për një kohe të shumë të shkurt të identifikohen tre të dyshuarit dhe të arrestohen nga Policia e Kosovës.
Bazuar në hetimet preliminare dyshohet se i dyshuari i parë nëpërmes të dyshuarit të tretë kishte paguar të dyshuarin e dytë për ta kryer vrasjen e një personi dhe për këtë kishin ndërmarr veprime konkrete përgatitore.

Policia ka ndërhyrë dhe në momentin e arrestimit tek i dyshuari i parë është gjetur armë zjarri pistoletë e tipit TT dhe një karikator me tetë fishekë. Ndaj tre të dyshuarve janë lëshuar vendime mbi ndalimin prej 48 orësh për të vazhduar me procedurat tjera hetimore .

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button