SportiSporti ne bote

Arsene Wenger (Arsenal), trajneri më i mirë i muajit tetor

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, është zgjedhur për herë të 15-te si trajneri më i mirë i muajit në Premierligën angleze.

Wenger mori çmimin si trajneri më i mirë i muajit tetor, pasi skuadra e tij shkëlqeu, duke mundur Manchester United, Watford, Everton dhe Swansea City, për t’u renditur në vendin e dytë në klasifikim, vetëm me një pikë diferencë me kryesuesit e Manchester City.

Gjatë muajit tetor, skuadra e Wengerit shënoi 11 gola, duke pesuar vetëm 1.

Nderkohe, lojtari më i mirë për muajin tetor në Premierligë është zgjedhur sulmuesi i Leicester City, Jamie Vardy, i cili ka shënuar pesë gola në katër ndeshje gjatë ketij muaji.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button