Qeveritare

Arsyet e dorëheqjes së Drejtoreshës së Njësisë së Mbikëqyrjes së Lojrave të Fatit

Pas ndërrimit të ministrit të Drejtësisë nga ana e Lëvizjes Socialiste për Integrim, një lëvizje e ngjashme u komentua si “përgjigje” e PS-së, ku Drejtoresha e Njësisë së Mbikëqyrjes së Lojrave të Fatit, Luneda Sufali, dha dorëheqjen nga detyra.

Nuk dihet sesa politike është kjo dorëheqje, por në realitet Sufali ka qenë me leje lindjeje që nga shtatori.

Burime për DITA-n pohojnë se largimi ishte një vendim personal pasi tani në plan të parë ka dalë angazhimi familjar i Sufalit.

Por ndërkaq, është në vend të nënvizohet se Sufali nuk ka qenë në rendin e atyre drejtuesve të sektorëve të rëndësishëm apo ministrave që janë përfolur.

Përkundrazi, një vështrim i shpejtë nxjerr në pah një bilanc pozitiv të Luneda Sufalit në sektorin që ka drejtuar për mbi dy vjet.

Edhe vetë dyvjeccari është “kohëzgjatje e rrallë” për drejtuesit e kësaj njësie, që në të shkuarën është lakuar rregullisht për të gjitha shkeljet e mundshme të ligjit.

Sufali lë Njësinë e Mbikëqyrjes së Lojrave të Fatit me dyfishim të të ardhurave nga ky aktivitet; ndërkohë që përgjatë kësaj periudhe nuk është hapur asnjë kazino.

Është deklaruar edhe më herët se ky bllokim dyvjeccar është zbatuar në mënyrë që të krijojë hapësira për reformimin e tregut dhe përgatitjen e bazës së re ligjore, që do të disiplinojë sektorin dhe do të sjellë shumë më tepër të ardhura në arkën e shtetit.

Deri tani, informaliteti në fushën e lojrave të fatit është ulur me 99%, ndërsa janë hequr 21 licenca subjektesh me aktivitet në këtë sektor, që kishin mangësi.

Për vitin aktual, vlen të theksohet se plani i 2015-ës është realizuar që në muajin mars, ndërkohë që ky plan është rritur 3-fish krahasuar me vitet e kaluara.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button