Home / Kosova / Kosovë: Në Rezallë gjenden kocka njerëzish

Kosovë: Në Rezallë gjenden kocka njerëzish

rezalleJanë gjetur pjesë kockore, me origjinë njerëzore, që i takojnë periudhës së luftës së fundit në Kosovë, në lokacionin e shënjuar në fshatin Rrezallë, të Komunës së Skenderajt, të mërkurën.

Kjo ka ndodhur gjatë vazhdimit të gërmimeve të filluara dje me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, nga ekspertët e Departamentit të Mjekësisë Ligjore.

“Mbetjet mortore, janë gjetur pikërisht në lokacionin ku ishin të groposur kufomat e viktimave civile, nga fshati Rrezallë dhe fshatrat tjera përreth, pas ekzekutimit me 5 prill 1999, nga forcat ushtarake-policore serbe, dhe të zhvarrosur pas tri jave për t’u dërguar në drejtim të panjohur deri më tani, në përpjekjen e forcave serbe për të fshehur gjurmët e krimit”, thuhet në një njoftim.

Punimet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, deri në mbylljen e plotë të këtij rasti, përkatësisht gërmimeve vlerësuese dhe zhvarrimeve në këtë lokacion.

Leave a Reply

Your email address will not be published.