Rajoni

Kryeministri serb bën homazhe për viktimat myslimane të Srebrenicës

Kryeministri serb, Aleksandar Vucic bëri sot homazhe për viktimat myslimane në memorialin e Srebrenicës, ku u sulmua me gurë në muajin korrik gjatë ceremonisë përkujtimore me rastin e 20-vjetorit të kësaj masakre.

“Vuçiç, një ish-ultranacionalist i kthyer në proevropian, vendosi një tufë me lule në memorialin Potocari”, njoftoi një gazetar.

Ai u prit nga kryetari mysliman i Bashkisë së Srebrenicës, Camil Durakoviç dhe anëtari mysliman i presidencës tripalëshe të Bosnjes, Bakir Izetbegovic për këtë ceremoni që u zhvillua nën masa të larta sigurie.

Në muajin korrik 1995, forcat serbo-boshnjake masakruan rreth 8 000 burra dhe fëmijë myslimanë, krimi më i rëndë në Evropë që prej Luftës së Dytë Botërore, cilësuar si gjenocid nga drejtësia ndërkombëtare.

Kryeministri serb do të mbajë menjëherë një fjalim gjatë një konference ekonomike.

Gjatë kësaj konference, autoritetet e Srebrenicës dëshirojnë të prezantojnë mundësitë për investime në këtë qytet martir. Kjo bashki numëron sot rreth 7 000 banorë 37 000 para konfliktit.

Gjatë një vizite në Sarajevë në fillim të muajit nëntor, Vuçiç u shpreh në mbështetje të një përmirësimi të marrëdhënieve mes serbëve dhe myslimanëve duke i cilësuar si vendimtare për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button