Politika

Kokëdhima: Ndryshimet në qeveri janë normale

“Ndryshimet në qeveri janë të natyrshme. Gjithmonë do të ketë ndryshime në çdo qeveri. Ndryshimet ndodhin në qeveri sikurse ndodhin në çdo drejtim të jetës”.

Kështu është shprehur Koço Kokëdhima gjatë një prononcimi për mediat në Vlorë. I pranishëm në konferencën ndërkombëtare albanologjike ‘Urat kulturore mes Himarës dhe Diasporës arbërore në shek. XVI-XVIII”, deputeti i Vlorës u shpreh se nuk ka asnjë përçarje mes Edi Ramës dhe Ilir Metës përsa i përket ndryshimeve në qeveri.

“Aspak Edi Rama nuk është poshtëruar nga Ilir Meta me zëvendësimin e Naços nga Manjani, por të dy janë të ndërgjegjshëm dhe të përgjegjshëm për qeverisjen politike. Dorëheqjet janë normale në politikë”, deklaroi Kokëdhima.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button