Home / Politika / Raporti i progresit, Gjosha: Reforma në drejtësi, kryefjala e punës sonë

Raporti i progresit, Gjosha: Reforma në drejtësi, kryefjala e punës sonë

Reforma në drejtësi është kryefjala e punës tonë është shprehur ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha. Gjatë një deklarate për mediat për raportin e zgjerimit 2015, Gjosha tha se janë vlerësuar arritjet e deri tanishme të Shqipërisë.

“Prona, çështje e përmendur në të gjitha progres-raportet do të jetë çështje që do t’i japë zgjidhje investimeve të huaja në vend dhe do të hapë rrugën për fazën tjetër të vendit, atë të hapjes së negociatave”, tha Gjosha.

Ministrja e Integrimit tha më tej se raporti ka vlerësuar edhe funksionimin e Parlamentit, duke forcuar transparencën për hartimin e ligjeve dhe gjithëpërfshirjen në procesin legjislativ.

Leave a Reply

Your email address will not be published.