Home / Kosova / Uniforma e re e FSK-së – “tallava kostum”

Uniforma e re e FSK-së – “tallava kostum”

tallavaRreth 9 mijë euro i ka kushtuar Ministrisë së Forcës së Sigurisë të Kosovës (MFSK) uniforma e Gardës Ceremoniale të Forcës së Sigurisë të Kosovës (FSK), shkruan sot Koha Ditore.

Uniforma, e cila përbëhet nga xhurdia, tirqit e plisi, është dizajnuar për 30 pjesëtarë të FSK-së.

Sipas MFSK-së, çmimi për uniformë ka qenë 300 euro.

Garda ceremoniale e FSK-së ka pasur këtë veshje të martën, pasi që ministri në detyrë i Forcës së Sigurisë të Kosovës(MFSK), Agim Çeku, priti në vizitë zëvendëskomandantin suprem të Aleancës së NATO-s për Evropë, gjeneralin Sir Adrian Bradshaw me bashkëpunëtorë.

Reagime të shumta kanë ardhur pas paraqitjes së FSK-së me këtë veshje. Ministri i FSK-së, Agim Çeku, i ka thënë “Kohës Ditore” se vendimi për një veshje të tillë lidhet me traditën dhe të kaluarën e popullit të Kosovës

Leave a Reply

%d bloggers like this: