Home / Europa / Polonia kërkon çlirimin nga BE në marshimin për pavarësinë:Na ka vjedhur lirinë

Polonia kërkon çlirimin nga BE në marshimin për pavarësinë:Na ka vjedhur lirinë

Mijëra njerëz kanë protestuar në rrugët e kryeqytetit të Polonisë me rastin e ditës së pavarësisë së vendit, një demostratë e organizuar nga aktivistët e të drejtave të njeriut me moton “Polonia për polakët”.

Protestuesit dogjën flamurin e Bashkimit Euopian, teksa policia thotë se numri i tyre shkon në 25 mijë, kurse vetë organizatorët shprehen për 50 mijë pjesmarrës.

“Zoti, nder, atdhe”, ishin thirrjet e mijëra njerëzve që marshuan në rrugët e Varshavës, nën ngjyrat kuq e bardh të flamujve polak.

Në pankartat që mbanin në duar kishte fraza të ndryshme kundër Bashkimit Europian, teksa motoja ishte slogani i famshëm i portave të Aushvicit i shkruar në gjermanisht “Puna të jep liri”.

“Dje ishte Moska, sot është Brukseli që na ka vjedhur lirinë”, ishin thirrjet në kor, teksa parulla të tjera ishin “Polonia katolike dhe stop islamizimit”.

“Pas zgjedhjeve parlamentare, kjo është hera e parë që marshi i pavarësisë mbahet në një vend me pavarësi të cënuar. Ndaj dhe të rinjtë kërkojnë ndryshim, kjo është e ardhmja, Polonia për polakët dhe polakët për Poloninë”, thotë Silvester, protestues.

“Në përputhje me sloganin, Polonia për polakët, ne duam të kontribuojmë për vendin tonë, të ndihemi të sigurtë dhe të udhëheqim vetë, gjë e cila nuk ka ndodhur vitet e fundit”, thotë një tjetër protestues, Kristof Pietrovski.

Protesta u monitorua nga qindra forca policore të vendosura në terren për të shmangur incidentet dhe për të mos lejuar përsëritjen e trazirave të viteve të kaluara, ku ka pasur jo vetëm të plagosur, por edhe shumë të arrestuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published.