Ekonomia

Raporti i ri i BSH-së: Ekonomia dhe kredia në kahun zbritës; rritje më e ulët deri në 2018

aaaaaBanka e Shqipërisë pret një rritje më të ulët ekonomike deri në 2018, në më pak se 3%, nga mbi 3% që ishte më parë. Ky parashikim lidhet me klimën e biznesit dhe nevojat për reformat strukturore…

Banka e Shqipërisë ka prezantuar sot raportin e politikës monetare të tremujorit të tretë. Ekspertët e Bankës së Shqipërisë kanë pohuar se informacioni i ri është në linjë me parashikimet, por rritja ekonomike dhe ecuria e kredisë kanë rezultuar në kahun e poshtëm të tyre.
Një javë më parë ishte guvernatori i Bankës së Shqipërisë Genti Sejko i cili tha se parashikimi për rritjen ekonomike do të rishikohej në ulje nga 2.7% në 2.5% pwr vitin 2015, duke cituar konsumin e dobët.

Ekspertët e Bankës së Shqipërisë pohojnë se në afat të mesëm rritja ekonomike pritet të vijë në përmirësim gradual dhe ekonomia të kthehet në ekuiliber më 2017. Kjo do të krijojë premisat e duhura për kthimin e inflacionit në objektiv në fillim të vitit 2018.
Megjithatë, Banka e Shqipërisë pret një rritje më të ulët ekonomike deri në 2018, në më pak se 3%, nga mbi 3% që ishte më parë. Ky parashikim lidhet me klimën e biznesit dhe nevojat për reformat strukturore.

Sipas BSH, inflacioni ka ardhur në rritje muajt e fundit, kryesisht si pasojë e goditjeve të ofertës. Inflacioni pas katër muajsh pritet të luhatet në nivelin mesatar 2.3%. Presionet inflacioniste do të vazhdojnë të mbeten të ulëta në afatin e shkurtër, të kushtëzuara nga prania e hendekut negativ të prodhimit. “Shfrytëzimi jo i plotë i tregut të punës dhe i kapacitetit prodhues mban aktivitetin poshtë nivelit të tij potencial dhe inflacionin nën objektivin e Bankës së Shqipërisë”.

Banka e Shqipërisë ka ndjekur një politikë lehtësuese monetare, e cila është reflektuar në uljen e kostove të financimit.
Ecurinë e dobët të kreditimit në 9 muajt e këtij viti, ekspertët e Bankës së Shqipërisë e shpjegojnë me faktin që kërkesa nga bizneset është e dobët nga njëra anë dhe bankat nuk janë të gatshme të marrin përsipër risk nga ana tjetër. Aktiviteti kreditues mbetet i dobët sidomos në drejtim të financimit të biznesit dhe në segmentin e kredive në valutë. Reagimi ndaj politikës monetare lehtësuese është jo i plotë, i ndikuar nga hezitimi për ndërmarrjen e rrezikut si nga biznesi ashtu dhe nga sistemi financiar, sipas BSH.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button