Home / Parlamentare / Kuvend, sot seanca plenare

Kuvend, sot seanca plenare

 Kuvend-Vangjel-DuleSeanca e sotme e Kuvendit parashikon një axhendë të ngjeshur pune, ku përfshihet diskutimi i një numër pr/ligjesh ekonomike dhe sociale. Mes tyre jane ndryshimet në ligjin “Për shërbimin publik të varrimit”, ratifikimi i dy marrëveshjeve mes qeverisë shqiptare dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, ndryshimet në disa ligje fiskale etj, qe janë disa nga pikat e rendit të ditës së punimeve të parlamentit.
Seanca e sotme ka në rend dite edhe pr/rezolutën “Për vlerësimin e veprimtarisë së Entit Rregullator të Ujit për vitin 2013”.
Ndërkohë, deputetët e opozitës pritet të mos marrin pjesë në seancën e sotme pas bojkotit të paralajmëruar një javë më parë, për shkak të konfliktit fizik mes deputetit demokrat Gent Strazimiri dhe deputetëve socialistë Arben Ndoka dhe Pjerin Ndreu

Leave a Reply

Your email address will not be published.