Home / Kosova / Qeveria ndan mjete financiare për dëmet e trazirave të marsit, 2004

Qeveria ndan mjete financiare për dëmet e trazirave të marsit, 2004

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka deklaruar se vendimi i Gjykatës Kushtetueses për pezullimin e përkohshëm të marrëveshjes për Asociacionin e komunave serbe, nuk e vë në pikëpyetje dialogun dhe normalizimin e marrëdhënieve në mes të dyja shteteve.

Këto komente Mustafa i bëri në mbledhjen e Qeverisë.

Në mbledhjen e Qeverisë është miratuar edhe ndarja e mjeteve financiare për dëmet e shkaktuara në trazirat e 17 dhe 18 marsit, 2004.

Ndërsa, kryeministri Mustafa foli edhe për Raportin e Progresit, raport ky që sipas Mustafës e vë në pah progresin e arritur në Kosovë . Ky raport, sipas tij, vlerëson vendimet e mëdha që janë marrë.

Lidhur me themelimin e Dhomave të Veçanta dhe progresin e arritur në dialog me Serbinë, Mustafa tha se do të adresohen të gjitha vërejtjet që janë dhënë nga ky raport.

Ai shtoi se edhe pse nuk u anëtarësuam në UNESCO, Kosova ka arritur të ketë përkrahjen e 92 shteteve dhe është impuls që pas 2 viteve, Kosova të mos merr 95 vota, por shumë më shumë.

Mustafa foli edhe për vendimin e kushtetueses, lidhur me marrëveshjen për Asociacionin, duke thënë se ky vendim nuk e vë në pikëpyetje dialogun dhe normalizimin e marrëdhënieve në mes të dyja shteteve.

Ndërkaq, zëvendëskryeministri Hashim Thaçi foli për UNESCO-n, duke thënë se mos pranimi i Kosovës nuk minimizon të arriturat që janë bërë në Kosovë, të cilat sipas tij janë evidentuar edhe në Raportin e Progresit.

“Serbia keqkuptoj dëshirën e Kosovës për të qenë pjese e UNECSO-s, duke ndërmarrë një gjuhë dhe fushatë agresive, luftë nxitëse që nuk i shërben qëllimit të dialogut e që është normalizimi i marrëdhënieve në mes të dyja vendeve .

Leave a Reply

Your email address will not be published.