Teknologji

Mundësitë e reja të Pinterest dhe Facebook

Të dhënat e mëdha janë themelimi i biznesit të shumë mediave sociale, dhe Pinterest nuk bën përjashtim.

Algoritmet themelore që e bëjnë Pinterest-in të suksesshëm dhe zbavitës dhe që ju sugjerojnë postime të reja në bazë të atyre që ke pëlqyer më parë, janë një shembull i të dhënave të mëdha që janë në interesin tonë.

Por tashmë, shkruan Forbes, Pinterest po e çon këtë kërkim në një tjetër nivel. Rrjeti social sapo ka publikuar një karakteristikë të re të quajtur “Guided Search”, një mjet i kërkimi vizual që u jep mundësi përdoruesve të zgjedhë një sasi fotosh dhe të kërkojë për foto të tjera të ngjashme me të.

Në bashkëpunim me anëtarë të “Berkeley Vision and Learning Center” Pinteret përdor një makineri që i mëson të njohë detajet e fotos, bazuar në të dhënat e tyre nga miliarda postime. Këto detaje më pas përdoren për të krijuar ngjashmëri mes dy fotove.

Rezultati është se nëse ju shhihni një llampë që ju pëlqen në një postim në dhomë e ndenjes, mund të përzgjidhni llampën dhe të kërkoni për llampa të ngjashme dhe ta blini atë.

Një opsion pak a shumë të ngjashëm po bën edhe Facebook, shkruan Forbes. Ai ka shtuar një detaj në aplikacionin e Messenger, që kërkon në fotot e telefonit tuaj për foton e ndonjë mikut tuaj në Facebook dhe ju sugjeron që ta postoni në rrjetin social.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button