Moda

Bezha, ngjyra e çdo stine

Ka një arsye pse ngjyra bezhë (apo camel, siç njihet në botën e modës është shenja që menjëherë të çon në një pallto klasi, e cila duket edhe shumë e shtrenjtë.

Diçka rreth kësaj ngjyre klasike dhe hijeve të saj të luksit, mund të çojnë para dollapit dhe nëse nuk e ke, duhet patjetër, pavarësisht ngjyrave dhe trendeve që propozohen nga pasarelat e modës.

Për më tepër, ngjyrë bezhë, është krijuar për t’u dukur gjithmonë e shtrenjtë.

Po ashtu, ajo është e vetmja ngjyrë që mund të përshtatet lehtësisht me çdo lloj ngjyre. Pak më poshtë janë disa variante që të tregojnë disa veshje elegante, që do të të bëjnë të kesh diçka patjetër në gardërobë. Pjesa më e madhe e tyre kanë edhe stilin që tregojnë shumë më të shtrenjta sa ç’janë në të vërtetë.

Një pelerinë bezhë mund të japë një stil rastësor pamjes në çdo ditë të javës.

Bezha shkon perfekt me veshjet me printe.

Një pallto më e madhe në bezhë është njëkohësisht klasike dhe trendi.

Kjo është mënyra si të vishesh mbi të bardha për motin e ngrohtë.

Një fund lëkure bezhë mund ta kombinosh me gjithçka që dëshiron.

Bezhë dhe e zezë: kombinimi i duhur i vjeshtës.

Provo kombinime me nuanca të ndryshme të bezhës.

Një fund të ngushtë bezhë me atlete dhe një bluzë të shkurtër.

Dhe vetëm një triko e lehtë bezhë të bën të dukesh stil.

Një bluzë bezhë është një mënyrë e mirë nëse nuk gjen kombinime.

Triko e gjatë, e madhe, sërish një variant i mirë për vjeshtën.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button