Kosova

Filloi punimet Kuvendi i Kosoves

kuvendi_kosovesKa mbërri në sallë edhe presidentja Atifete Jahjaga, e cila ka zënë karrigen përballë deputetëve. Në sallë mbretëron një qetësi dhe asgjë nga paralajmërimet se mund të shfaqen tensione për shkak të vendeve nuk rezultoi i vertete.

Tashmë filloi edhe seanca. Flora Brovin, që ka pranë Teuta Rugovën, si më të renë. ua uroi zgjedhjen dhe u bëri thirrje deputetëve të manifestojnë kulturë politike e qetësi. Brovina përshëndeti presidenten Jahjaga, përfaqësuesin e BE Samuel Zhbogar, ambasadoren e ShBA Jacobson dhe përfaqësues të tjerë.

Pasi ka filluar seanca kosntituive menjëherë ka dalë në foltore deputetja Vjosa Osmani.

Por drejtuesja e seancës Flora Brovina ka thënë se nuk ka debat.Ndërkohë deputetët e LDK’së Vjosa Osmani dhe Visar Imeri kanë reaguar ndaj shkeljes së rregullores pasi PDK është ulur në pjesën qendrore të Kuvendit në kundërshtim me vendimin e kryesisë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button