Kryeartikull

Kurban

Andrea Stefani
Andrea Stefani

Kur dëgjova se qeveria paska hartuar një projekt-ligj që ndëshkon shpifjen edhe me burgim, m’u kujtua një thënie e njërit prej etërve themelues të SHBA, sipas të cilit, liria është për përçarjen si ajri për zjarrin. Por, shtonte ai, nuk do të ish budallallëk më i vogël t’i japësh fund lirisë (pa të cilën nuk mund të ketë jetë politike) për shkak se ushqen përçarjen, nga tentativa për të zhdukur ajrin vetëm dhe vetëm se ushqen zjarrin hera herës me veti aq shkatërruese! Dhe për një moment mendova se dyshja Berisha-Basha ja kishin dalë. Se ja kishin dalë që të marrosin qeverinë me fushatën e palodhur të shpifjeve dhe mashtrimeve që po arrin maja të papara. Sepse nëse do të kish qenë e njëmendtë, ajo nismë do të thoshte të të mposhtë shpifja. Do të qe triumfi i presionit të saj gërryes mbi nervat e moralit. Do të qe degradimi i indinjatës së përligjur në mllef hakmarrës dhe të papërligjur vetëndëshkues. Do të thoshte që Berisha dhe Basha ja kish dalë të bëjnë edhe kryeministrin Rama të sillet idem si ata, të hakërrohet si ata, të kërkojë shpëtimin nga shtjellat dhe cunamet e shpifjes, që dinë t’i fryjnë me aq zell edhe pse jo mjeshtërisht, te ngjallja e frikës dhe që në nxitimin e ankthshëm zemërak, por po ashtu të përligjur, për t’i dhënë fund kësaj epidemie sharjes (vetëm një “H” duhet që SARS të bëhet SHARS) që po infekton për vdekje mjedisin dhe mediumet ku gjallon liria e shprehjes, ta kërkojë shpëtimin te të bërit kurban të lirisë së fjalës.


Është një nga ato raste kur duhet thënë lavdi Zotit (!) që nuk qenka e vërtetë. Vetë Kryeministri deklaroi se nuk bëhet fjalë fare për gazetarët dhe mediat, por për shpifjet që politikanët lëshojnë pa doganë kundër njeri-tjetrit. Por megjithatë, është një veprim i nxituar dhe fare i pamatur nga teknicienët e kabinetit që kanë hartuar projektligjin. Pa shumë fjalë, një gafë e rëndë që nuk mund të mos ketë kostot e saj. Ndër të cilat, më e dhimbshmja, është se i dha rast opozitës berishiste, atij kampi politik që nuk ja kërcet fare për lirinë e fjalës dhe që më shumë se gjithkush po abuzon me të në atë farë feje sa e ka degraduar në liri të gënjeshtrës, të rrëmbejë flamurin e mbrojtësit të fjalës së lirë. Pikërisht, ata që kanë bërë kurban të vërtetën në themelet e gjakimit të tyre patologjik për pushtet.

Vetëm pak ditë më parë pamë Lulzim Bashën që të skërmitej kinse mediat nuk pranonin të publikonin një intervistë “bombë” të një ish-doganieri mbi gjoja korrupsionin në dogana. Një provokim i vërtetë ndaj medias i bërë nga lideri zyrtar i opozitës pikërisht për t’i hapur udhë një të pavërtete. Sepse kush e ka parë atë intervistë të transmetuar në emisionin “Opinion” e ka kuptuar që “bomba” e Lulit ishte një flluskë e fryrë me hidrogjen thashethemesh pa as më të voglin fakt apo dokumentim por me qëllimin e vetëm për të hedhur baltë mbi një rrafsh të punës së qeverisë. Dhe janë po këta politikanë që, duke e bazuar suksesin e tyre jo tek e vërteta por te mashtrimi, kanë organizuar sulme nga më të ndyrat me shpifje ndaj gazetarëve që i kritikojnë veçanërisht në ato fabrikime të tyre që i emërojnë “rrjete sociale” të internetit dhe që i paraqesin si “vox populi”. Pra, pikërisht aty ku s’të kap ligji, ku mund të shash pafytyrësisht pa e nxjerrë fytyrën, me shpresën e kotë se do të mund t’i bëjnë të heshtin gazetarët me fyerje, kërcënime e mallkime.


Por fakti që patëm të bëjmë me një “lapsus” teknicienësh dhe jo me një strategji të qeverisë (në daç quajeni po të doni, edhe pse s’duket ashtu, tërheqje të Ramës nga një ide e keqe) ka shkaktuar një dëshpërim të vërtetë në radhët e kampit blu. E quajnë tërheqjen burracakëri. Ngase lusnin që qeveria të këmbëngulte në një budallallëk të tillë këta makiavelistë që e kanë provuar keqazi në shpinën e tyre koston e budallallëkut të përballjes më lirinë e fjalës. Do kish qenë një shans fatlum për gjakimin e tyre pa shans për t’u rikthyer në pushtet. Gjë që provon edhe një herë se më një ligj të tillë të pamend ajo që do bëhej kurban nuk do të qe shpifja por qeveria vetë. Dhe do triumfonin shpifësit!


Ndërkaq nuk mendoj se mund të gjendet një formulim juridik, pa dëme anësore për një jetë të shëndetshme politike, edhe përsa i përket vënies fre shpifjes dhe fyerjes nga politikanë apo zyrtarë të lartë. Sepse përherë do te ketë një kufi të paqartë se ku mbaron kritika dhe ku nis shpifja e një politikani për një politikan tjetër. Në këtë kuptim, një kryeministër apo një qeveri mund të ketë qëllimin e mirë të ndëshkojë vërtet shpifjen, por do vijë një ditë që ata të largohen dhe mund t’ja behë një autokrat pa qëllim të mirë që ligjin kundër shpifjes ta keqpërdorë për të burgosur dhe bërë kurban kritikën! Rrafshi është tepër delikat ndërsa liria e shprehjes nuk është e rëndësishme vetëm për gazetarët dhe mediat. Po aq e rëndësishme për sistemin pluralist të demokracisë është edhe ajo për politikanët. Dhe abuzimi me të në një shtet demokratiko-liberal është kundërproduktiv të frenohet me burgim. Gjobat mund të bëjnë punë. Por mbi të gjitha do të jetë humbja e mbështetjes në votime për shkak të neverisë publike për gënjeshtrën. Që do të thotë të kultivohet devocion ndaj të vërtetës. Që do të thotë se njerëzit duhet të jenë të lirë të duan të vërtetën, të mos jenë të skllavëruar nga gënjeshtra apo nga ata që e vënë në punë atë. Është çështje shumë komplekse lirie dhe edukimi qytetar. Demokracia ka mjetet e veta që e dallojnë nga diktatura. Prandaj burgu nuk do të qe zgjidhje. Sepse kështu mund të frenohet dhe kritika që, siç edhe cituam më sipër, është për lirinë politike si ajri për jetën. Frenimi i shpifjes, pa bërë kurban lirinë e fjalës, është një nga sfidat jo të pakta të lirisë.

Related Articles

Comente

  1. Po ne shtet pa ligje jemi, ketu nuk denohen kriminele, terroriste, grabitqare, kontrobandiste armesh, droge dhe antishqiptare si Saliu & SHQUP, po kerkojne te denojne Saliun Kriminel jo per bemat por per shpifje qe e ka ushqim si ajri per zjarrin sic cilesohet ne shkrim.

  2. Stefani vazhdon te perjetoje paranoja me Sali edhe tani qe budallalleqet i ben Edi. Cfare zhgenjimi per Stefanin qe pasi brohoriti ardhjen ne fuqi te qelbesirave tani desh rrezikoi ta pesonte me burg. Mos u merzit Stefani apo e ke harruar se partia te denon sepse te do te miren.

  3. Duhet te mbajne pergjegjesi deri ne burg teknicentet apo keshilltaret e qeverise qe bejne lojene e PD.Tani Rama me ket administrate PD-iste qe nga prefekturat e deri ne dikasteret qendrore eshte kthyer ne nje seksion te kesaj partie,te cilen shqiptaret e rezuan me vote, ndersa Rama e mbajti de fakto ne pushtet!

  4. Ok por ketyre fares Dhimokrate si tua besh qe ca nuk thone, vetem imoralet dhe analfabetet i votojne. Like hajduti eshte problem serioz se Saleh haleja dhe vrasesi Lulxim kane mare fund, por vazhdojn te ndotin median me Shkullaket, Fevziun, Andin dhe ca pseudo analist spiune gazetare te tjere….

  5. Asnje presje s’ke c’ti heqesh e ti shtosh opinionit ted z. Stefani. Kur gafat shtohen, kostot e demeve eksplodoje si viktimat ne Gerdec.

    “Gojet e liga” thone se angazhimet kryesore te qeverise jane fokusuar, jo tek reforma e drejtesise por tek ndermarrja e masave sa me ndeshkimore kunder hajduteve te energjise elektrike, te pulave, te hurmave, etj. Burime te “sigurta” mediatike bejne te ditur, se fale nismave vetjake te kryemisrit, numri i te arestuarve eshte rritur aq shume, sa qe strehimi i te burgosurve dhe mbajtja e tyre me te ushqyer, me te lare, me te thare, me energji elektrike, etj. po behet gjithnje e me e pamundur, per shkak te kostos tejmase te larte qe bart perqindja e larte e te inkriminuarve te nje vendi.

    Shkaku kryesor eshte numri minimal i burgjeve ekzistuese ne krahasim me armaten gjitnje e ne rritje te keqberesve, borxhet e pafunda te grumbulluara keto 25-vite te demokratures komuniste prej qeverive e paafta, si dhe kriza e rende ekonomike qe ka pllakosur vendin sidomos keto dy vitet e fundit.

    Treguesi kryesor i kesaj krize ekonomike eshte “ed-ksodi” masiv i shqiptareve. Si asnjehere ne historine e emigracionit shqiptar, me qindra e mijera viktima te lena ne harrese e varferi prej qeverise, kane braktisur dhe po braktisin perdite vendlidjen, familjet, dhe trojet e tyre. Ne kerkim te nje jete sa me dinjitoze e me te ardhme per veten dhe femijet, shume prej tyre po i bashkangjiten emigranteve siriane ne udhen e tyre te veshtire e plot peripecira pergjate routes ballkanike.

    Per strehimin ne kushte sa me njerezore te te burgosurve, qeveria nderkohe po studion shfrytezimin e te gjitha mundesive qe ofrojne rrethanat. Po sipas burimit te lartpermendur, qeveria ka menduar, qe kapaciteteve te pamjaftueshme te burgjeve t’i shtoje dhe disa “komplekse moderne ndertesash”. Nder me te perfolurat jane jo vetem bunkeret e ndotura te Enverit, bunkartet anti-atomike te Edvinit, pa perjashtuar ketu edhe ish-stallat e bagetive, apo ne raste ekstreme dhe kotecat e pulave, pavaresisht se perdorimi i ketyre te fundit ka hasur ne kundershtimin e nja dy politikaneve qe merren me shitblerjen e pulave e te vezeve. Per tu theksuar eshte se ekspertet e ministrise perkatese po studiojne mundesine e shpernguljes dhe riedukimit te nje numri te konsiderueshem te burgosurish me precedence perseritje krimi, neper shpellat e lena ne meshire te fatit cerekshekullin e fundit.

    Duke u mbeshtetur ne parimin “Sa me pak hajdute te lire, aq me pak firo per politikanin tregtar”, keto iniciativa kane si qellim sukses te dyfishte. Nga njera ane ato demoralizojne dhe nenshtrojne akoma me shume kete popull dhjaks e fukara, dhe nga ana tjeter te stimulojne dhe te perkrahin ushtrimin e aktivitetin te politikaneve te “ndershem”.

  6. Jan mbledh ÇAKEJT e sigurimit ,jan aktivizu kërkojnë demolimin e SHQIPËRISË E SHQIPËTARVE ,ku është Liria që u fitu nga populli e jo nga plehërat politikan,nga pseodo-gazetar kur i takohen iteresat,puntori puno gazetari është lëpirsi i …i qenjeve monstruoze që jan pasuru bashkë me ta,bajnë opinjonistin shkrimtari,pretestën me këpucë e batanie,ca me mjekër e ca me syze,ca herioj e ca dragoj shkojnë mrapa si qentë e TIRANËS herë Salës e Edi Ramës po nji ditë populli do ju çoj në të SAMËS.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button