Home / Europa / Austria vendos tela me gjemba përgjatë 3,7 kilometrave me kufirin slloven

Austria vendos tela me gjemba përgjatë 3,7 kilometrave me kufirin slloven

Qeveria austriake njoftoi sot se do të ndërtojë një gardh me tela me gjemba në një shtrirje prej 3,7 kilometra, në kufirin me Slloveninë në kuadër të forcimit të kontrollit të kalimit të migrantëve.

“Kjo barrierë ka për qëllim të forcojë qartësisht kufirin, por jo ta bllokojë tërësisht atë”, deklaroi gjatë një konference shtypi ministri socialdemokrat, Josef Ostermayer.

Ministrja e Punëve të Brendshme, Johanna Mikl-Leitner konfirmoi se BE-ja ishte e përditësuar për këtë masë të marrë, që pritet të ndërtohet për herë të parë midis dy vendeve të zonës Schengen.

Leave a Reply

%d bloggers like this: