Home / Bota / Amerika / UNHCR: Mbi 800 000 migrantë në Evropë përmes Mesdheut gjatë 2015-ës

UNHCR: Mbi 800 000 migrantë në Evropë përmes Mesdheut gjatë 2015-ës

Më shumë se 800 000 migrantë mbërritën në Evropë nëpërmjet detit Mesdhe gjatë vitit 2015, njoftoi sot OKB-ja, e alarmuar nga situata në ishullin grek të Lesbos, ku mijëra persona, përfshirë fëmijë, janë të pastrehë.

Sipas Komisaritatit të Lartë të OKB-së për Refugjatët (UNHCR), 806 000 migrantë kanë kaluar Mesdheun për të mbërritur në Evropë, ku 660 700 kanë kaluar nga Greqia dhe ishujt e Egjeut, ndërkohë që 3 460 prej tyre kanë vdekur apo rezultojnë të zhdukur në det.

”Vetëm gjatë tetorit, 210 000 persona kanë mbërritur në Greqi, ku 62 për qind e tyre janë sirianë, 23 për qind janë afganë dhe shtatë për qind janë irakianë”, thotë UNHCR-ja.

Leave a Reply

Your email address will not be published.