Teknologji

Së shpejti mund të transferoni para’ me iPhone

Ju tani mund të paguani një kafe dhe një gazetë me telefonin iPhone, por së shpejti mund t’i dërgoni para’ edhe miqve tuaj.

Lajmet e fundit që vijnë nga kompania amerikane, thonë se Apple është duke punuar për të lëshuar një shërbim transferimi të parave nëpërmjet rrjetit “peer-to-peer”.

Apple është në bisedime më një numër të konsiderueshëm bankash për shërbimin e ri që do të mundësonte njerëzit të transferonin para’ dikujt tjetër aq thjeshtë sa ç’është dërgimi i një mesazhi sot.

Burime të besueshme pranë kompanisë thonë se shërbimi planifikohet të lëshohet vitin tjetër, në mënyrë që të konkurrojë me PayPal, Square Cash dhe me Facebook-un e Snapchat-in gjithashtu.

Ende nuk dihet se si mund të funksionojë ky shërbim, se çfarë informacionesh do të duhet përdoruesit të japin, por një gjë është e sigurtë, ky shërbim mund t’ju lehtësojë shumë punë njerëzve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button