Home / Europa / Cameron në mbledhjen e Cobra, edhe Britania shton masat e sigurisë

Cameron në mbledhjen e Cobra, edhe Britania shton masat e sigurisë

Sulmet teroriste të Parisit po ndiqen me shqetësim edhe në Londër ku kryeministri Cameron duke shprehur shokun, solidaritetin me dhimbjen dhe tragjedinë e ndodhur deklaroi se “Britania do bëjë çfarëdo që të ketë mundësi për të ndihmuar Francën”.

Në orët në vijim kryeminstri britanik, do të kryesojë mbledhjen urgjente të COBRA-s , komitetit kombëtar të emergjencave, ku marrin pjesë shefat e shërbimeve sekrete dhe të sigurisë për të marra masat në kundërpërgjigje të ndonjë sulmi eventual terrorist në Londër. Ministria e Jashtme, Foreign Office, thotë se po heton urgjentisht nëse ka pasur britanik që mund të jenë viktima të këtyre sulmeve.

Ndërkohe Eurostari që lidh me tren nëndetar Londrën dhe Parisin është duke funksionuar, por thotë se do të shkëmbejë biletat e atyre pasagjerëve që nuk duan të udhëtojnë sot drejt Parisit.

Sipas BBC një nga trenat e sotëm që duhet të kishte 700 vetë në bord është nisur me 200.

British Airways dhe Air France kanë bërë një deklaratë ku njoftojnë se mund të ketë vonesa për fluturimet për në Paris, për shkak të kontrolleve shtesë të sigurisë nëpër aeroportet britanike.

Edhe këto linja ajrore kanë ofruar mundësinë e shtyrjes dhe prenotimit të pasagjerëve, që nuk duan të udhëtojnë sot apo që duan të udhëtojnë nëpër destinacione alternative.

Sipas të gjitha gjasave edhe ndeshja miqësore mes Anglisë dhe Francës e planifikuar të martën në Londër pritet të anullohet.

Leave a Reply

%d bloggers like this: