Home / Europa / Sulmet e Parisit, Italia rrit vigjilencën

Sulmet e Parisit, Italia rrit vigjilencën

“Pas Parisit, radhën e ka Roma, Londra dhe Uashingtoni”. Ky kërcënim i bërë nga mbështetësit e ISIS në rrjetet sociale është një arsye më shumë për ngritjen e nivelit të vigjelencës në Itali. Ministri i Punëve të Brendshme Angelino Alfano ka urdhëruar ngritjen e nivelit të sigurisë në të gjithë vendin, me vëmendje të veçantë në Romë dhe Milano.

Bëhet e ditur se nëpërmjet kontakteve të vazhdueshme me autoritetet franceze, rrjeti italian i antiterrorizmit po përgatit një sërë masash parandaluese. Në mbledhjen e jashtëzakonshme të komitetit për rendin dhe sigurinë publike, i mbledhur urgjentisht nga Ministri Alfano, mori pjesë edhe kryeministri Matteo Renzi. Jo më larg se ditën e enjte shefi i Departamentit Italian të Informacionit dhe Sigurisë, pati deklaruar se “sistemi i parandalimit dhe luftimit duket se po funksionon. Ka shqetësim, por nuk ka gjithsesi alarme specifike”.

Por pas atentateve në Paris, për shërbimet italiane niveli i alarmit është në maksimum. Aq më shumë që pas pak javësh, më 8 dhjetor, hapet në Romë Jubileu i shpallur nga Papa Francesko. Sipas zyrës së shtypit të Vatikanit, Ati i Shenjtë është tronditur nga ky sulm, që e ka quajtur si sulm kundër paqes së të gjithë njerëzimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.