Politika

Basha: Është rritur krimi në vend, qeveria gënjen

lulzim-basha-525x350Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka organizuar të enjten një takim analizë për sigurinë publike, ku në fokus është siguria e jetës së qytetareve. Në takim merrnin pjesë specialiste të kriminalistikës, përfaqësues të OSBE-së, diplomate, deputet të kuvendit të Shqipërisë, si dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Kryetari i PD-së, Basha, duke folur për situatën e sigurisë publike, tha se “kjo tryezë ka për qëllim të demaskojë gënjeshtrat që thuhen për sigurinë publike, bazuar në të dhënat zyrtare. Kjo konferencë synon që përmes shifrave dhe fakteve zyrtare të autoriteteve zyrtare të Republikës së Shqipërisë të bëje transparencën e plotë dhe të pa ndikuar të situatës aktuale të rendit dhe sigurisë për qytetarët shqiptarë në këto 300 ditë të qeverisjes, Rama – Meta”.

Po ashtu, Basha u shpreh se “kjo analizë synon të shpjegojë, nga perspektiva e fakteve, argumentave dhe provave të ekspertëve më të mirë të fushës, që kanë qënë në ballë të përpjekjes së Shqipërisë për të anëtarësuar vendin në NATO dhe mundësuar lëvizjen e lirë të shqiptarëve, disa prej arsyeve, sipas tyre, dhe për t’ia nënshtruar një debati këtu në tavolinë, të situatës aktuale të rendit dhe sigurisë, të së vërtetës lakuriqe dhe të paveshur me “dimite propagandë” apo “mëndafshe gënjeshtrash”.

Në analizën e PD-së foli specialisti i kriminalistikës, Veli Haklaj, i cili tha se “ne do të fokusohemi në analizën e treguesve të shifrave të krimit në 300 ditët e qeverisëjes dhe kryesisht për periudhen janar-qershor 2014, krahasuar me të njëjtën periudhe të një viti më parë, si dhe disa faktorë të rritjes së krimit dhe sipa tij, kriminaliteti në përgjithësi është rritur dhe në veçanti krimi i organizuar, pasi në bazë të dhënave zyrtare të MB, rezulton se është rritur numri i vrasjeve, vjedhje të pronës me armë, rritjes së aksidenteve rrugore dhe akteve kriminale, duke rritur rrezikun e sigurisë publike në vend”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button