Home / Europa / Identifikohet kamikazi që ua mori jetën mbi 100 personave në Bataclan

Identifikohet kamikazi që ua mori jetën mbi 100 personave në Bataclan

Më shumë detaje vijojnë të zbardhen për ngjarjen tragjike që përfshiu kryeqytetin e Francës mbrëmjen e djeshme, pas vdekjes së 128 personave si pasojë e 7 sulmeve terroriste të njëpasnjëshme.
Autoritetet franceze thonë se “tashmë e dimë se një nga autorët pranë stadiumit ‘Stade de France’ ishte afro 15 vjeç ndërsa një tjetër ishte 25-vjeçar me kombësi siriane që ka ardhur në Francë nëpërmjet Greqisë muajin e kaluar”.

Zyrtarët francezë tani besojnë se kamikazi që hodhi veten në erë në sallën e ceremonive në Bataclan ishte një francez i ri i njohur nga autoritetet.

Ai dihet të ketë pasur lidhje me ekstremistët islamikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.