Parlamentare

Nis seanca, mungojnë deputetet e opozitës

Gjate-seances-plenare-ne-Kuvendin-e-Shqiperise-11-525x350Kuvendi nisi punimet e seancës së sotme me diskutimin e disa shtesave dhe ndryshimeve në ligjin “Për shërbimin publik të varrimit”, që synojnë evropianizimin e këtij shërbimi në Shqipëri. Deputetët e opozitës kanë bojkotuar punimet në shenjë proteste ndaj konfliktit të një jave më parë mes deputetit të PD-së, Gent Strazimiri dhe deputetëve të PS-së, Arben Ndoka e Pjerin Ndreu, të ndodhur në mjediset e parlamentit.
Ndryshimet ligjore që po diskutohen në seancën e sotme, të propozuara nga Ministria e Turizmit dhe e Zhvillimit Urban, vlerësohen si të domosdoshme për shkak të situatës emergjente të krijuar në vend në shërbimin e varrimit, sidomos në Tiranë.
Ligji i ri përcakton futjen e formave të tjera të varrosjes, siç është kremimi ose djegia e trupit. Po ashtu, propozohet ngritja e varrezave historike, kulturore dhe shtetërore.
Gjithashtu, ligji i jep të drejtën privatëve, përfshirë dhe komunitetet fetare në vend, që të ngrenë varrezat e tyre në tokat që kanë në pronësi. Edhe varrezat murale janë një tjetër mundësi për subjektet private e parashikuar në ligj, që synojnë futjen në rrugën e zgjidhjes të këtij problemi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button