Europa

Gjendet një makinë e përdorur për sulmet në Paris

Një makinë e përdorur për sulmet e së premtes në mbrëmje kundër dy restoranteve në lindje të kryeqytetit francez, u gjet në Montreuil, në periferinë lindore tëParisit, mësohet sot nga burime policore.

”Gjashtë persona nga grupi i Omar Ismail Mostefai, kamikazi francez në sulmin kundër teatrit ‘Bataclan’ në Paris, janë ndaluar dhe po merren në pyetje”, thanë sot burime të gjykatës.

”Mes të ndaluarve janë edhe babai dhe vëllai i Mostefait”, shtuan burimet.

Nga atentatet e së premtes në mbrëmje në Paris, humbën jetën 129 persona, ndërkohë që përgjegjësinë e mori grupi ekstremist islamik, ISIS./

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button