Bota

Medvedev: Sanksionet kundër Rusisë rrezikojnë kthimin e viteve ’80

Dmitri-MedvedevSanksionet kundër Rusisë për krizën në Ukrainë mund të risjellin marrëdhëniet e Perëndimit me Rusinë përgjatë viteve ‘80 të shekullit të kaluar duke ushqyer ndjenjat antiamerikane dhe antievropiane, deklaroi kryeministri rus, Dmitri Medvedev, i cituar nga agjencitë ruse të lajmeve. ”Megjithatë, sansksionet nuk e ndihmojnë çështjen e Ukrainës”, shtoi ai. “Nëse partnerët tanë do të vazhdojnë me sanksione, si kundërpërgjigje do të merren masa ndaj personave dhe kompanive të huaja”, tha kryeministri Medvedev. ”Këto sanksione janë të paligjshme për shkak se nuk janë të bazuara në rezolutat e OKB-së”, shtoi ai. Krerët e BE kanë dhënë një mandat të zgjeruar mbi bazën ligjore për një forcim të sanksioneve kundër subjekteve, duke përfshirë ato të Rusisë, që mbështesin materialisht apo financiarisht minimin apo kërcënimin e sovranitetit të Ukrainës, integritetin territorial ose pavarësinë e saj, dhe kanë deklaruar se deri në fund të korrikut këshilli do të miratojë instrumentet e nevojshme ligjore dhe listën për çdo person ose subjekt.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button