Home / Politika / Homazhe për viktimat e Parisit në Presidencë

Homazhe për viktimat e Parisit në Presidencë

Presidenti Bujar Nishani zhvilloi sot pasdite në Presidencë një ceremoni për nder të viktimave të Parisit.

Në këtë ceremoni ishin të pranishëm Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, ambasadori i Francës në Tiranë, Bernard Fitoussi, ministra të kabinetit qeveritar, etj.

Presidenti ngushëlloi familjet e viktimave të Parisit, ndërsa konfirmoi qëndrimin e Shqipërisë në krah të aleatëve të saj në luftën kundër terrorizmit.basha4

“Shpreh ngushëllimet për familjet e viktimave të akteve barbare të Parisit. Konfirmoi qëndrimin e palëkundur të Shqipërisë në aleancën për të përballuar betejën e madhe kundër terrorizmit dhunës dhe intolerancës”, deklaroi Nishani.

Ai shtoi se “Shqipëria do të vazhdoi të qëndroi në krah të Francës dhe aleatëve në luftën kundër terrorizmit”.homazhe1

Leave a Reply

Your email address will not be published.