Home / Politika / Sulmet në Paris, qeveria shqiptare shpall të hënën ditë zie

Sulmet në Paris, qeveria shqiptare shpall të hënën ditë zie

Me propozim të Kryeministrit Edi Rama, qeveria shqiptare vendosi të shpallë të hënën 16 nëntor 2015, ditë zie, në respekt e nderim të viktimave të sulmeve terroriste, që ndodhën mbrëmjen e të premtes në Paris.

Në të gjitha institucionet publike do të ulet flamuri në gjysmështizë dhe në orën 12:00 do të mbahet një minutë heshtje.

Përmes një njoftimi për shtyp, Qeveria shqiptare theksoi se dënon me forcë këto akte terroriste, duke shtuar se mbetet thellësisht e angazhuar krah aleatëve të saj në luftën kundër terrorizmit.

Sipas zyrës së shtypit të kryeministrisë “Në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike do të ulet flamuri në gjysmështizë dhe në orën 12:00 do të mbahet një minutë heshtje. Duke i dënuar me forcë këto akte terroriste, qeveria shqiptare mbetet thellësisht e angazhuar krah aleatëve të saj në luftën kundër terrorizmit”

Leave a Reply

Your email address will not be published.