Sporti

Hungaria mund Norvegjinë dhe kualifikohet për në “Francë 2016”

Hungaria ka fituar me rezultatin 2-1 në “Arena Groupama” të Budapestit.

Hero i takimit për vendasit ishte Tomas Priskin në pjesën e parë dhe më pas ishte Henriksen, që u kthye protagonist përmes një autogoli dhe më pas një goli për të tijët.

Ndeshja në Budapest përfundoi 2-1, shtuar dhe fitoren 1-0 të arritur nga Hungarezët në ndeshjen e parë, rezultati total i takimit është 3-1 dhe Hungaria tashmë është në  “Francë 2016”. Nesër do të luhet takimi mes Irlandës dhe Bosnje Hercegovinës, takimi i parë ka përfunduar 1-1.

Hungari- Norvegji (1-0) 2-1
Nesër: 20:45, Irlandë-Bosnja Hercegovina (1-1)
Të Martën: 20:45, Slloveni-Ukrainë (0-2)
Të Martën  20:45. Danimarke-Suedi (1-2)

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button