Home / Kosova / Mbreti i Jordanisë Abdullah II viziton Kosovën

Mbreti i Jordanisë Abdullah II viziton Kosovën

Mbreti i Mbretërisë Hashemite të Jordanisë Abdullah II Ibn Al Hussein dhe një delegacion mbretëror do të qëndrojë sot për vizitë zyrtare në Kosovë, me ftesë të presidentes Atifete Jahjaga.

Pritja me ceremoni zyrtare nga ana e Jahjagës do të bëhet në orën 12:20 në sheshin “Ibrahim Rugova”, me ç’rast presidentja dhe mbreti do të japin deklarata para mediave.

Pas takimit në zyrën e presidentes, mbreti Abdullah II në orën 13:50 do të takohet me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, në ndërtesën e Qeverisë.

Policia e Kosovës mbrëmë njoftoi se ka ndërmarrë masa të rrepta sigurie gjatë gjithë kohës sa delegacioni mbretëror do të qëndrojë në Kosovë. Mes tjerash, prej orës 08:00 deri në 14:00 do të jetë i mbyllur për qarkullim sheshi “Ibrahim Rugova”, si dhe do të ketë ndërprerje të përkohshme të disa akseve rrugore në kryeqendër gjatë kohës së kalimit të eskortës së mbretit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.