Home / Kronika / Rama: 83,500 biznese zero taksë dhe 15,900 të tjerë vetëm 5%

Rama: 83,500 biznese zero taksë dhe 15,900 të tjerë vetëm 5%

Kryeministri Edi Rama rithekson se “ulja historike e taksës për biznesin e vogël është rezultat i drejtëpërdrejtë i operacionit kundër informalitetit dhe një ndër rezultatet më domethënëse të këtyre dy viteve të vështira pune, mundimesh e sakrificash për të rilindur Shqipërinë pas një epoke cfilitëse rrënimi”.

Në një postim në rrejtin social ‘Facebook”, shefi i qeverisë risjell vendimin e publikuar një ditë më parë në takimin me përfaqësues të biznesit të vogël, të uljes në zero të taksës për bizneset deri në 50 milionë lekë (të vjetra) xhiro në vit si edhe uljes me 33% të taksës për bizneset nga 50 deri në 80 milionë lekë xhiro në vit”.Sipas tij, këto biznese nuk do të paguajnë më 7.5% mbi fitimin po vetëm 5%.

“Janë 83 mijë e 300 biznese të vogla, familje apo individë të vetpunësuar që përfitojnë si asnjëherë më parë nga zerimi i taksave dhe tanimë kanë detyrimin të paguajne vetëm sigurimet për pensionin dhe shëndetin e tyre”, deklaron Rama.

Më tej, ai vënë dukje faktin se 15 mije e 900 biznese të tjera që xhirojnë 50 deri ne 80 milionë lekë në vit do të përfitojnë 33% të taksës mbi fitimin dhe do t’i paguajnë shtetit vetëm 5% të fitimit.

“Tanimë detyrimi ligjor i të gjitha bizneseve të vogla për të mbajtur faturat e çdo blerjeje dhe për të dhënë kuponin për çdo shitje, është një detyrim moral për të kontribuar në betejën e mëtejshme kundër informalitetit, në mënyrë që asnjë qindarkë që i takon popullit të mos gëlltitet nga evazioni i të mëdhenjve në kurriz të të vegjëlve”, përfundon postimin në “Facebook”, Kreu i Ekzekutivit.

Leave a Reply

%d bloggers like this: