KronikaParlamentare

Nga 3 zbret në 1 vit burg dënimi për kuponin tatimor, miratohet ligji

Ndryshimet në Kodin Penal janë “zbutur”nga mazhoranca në lidhje me ndëshkimin me burg të biznesmenëve që nuk japin kuponin tatimor.

Në mbledhjen e sotme të komisionit parlamentar të Ligjeve, u miratuan ndryshimet në këtë Kod, që krahas masës administrative, mos dhënia e kuponit tatimor konsiderohet tashmë edhe vepër penale.

Dënimit do të jetë deri në 1 vit burg për të gjithë ata që kryejnë këtë shkelje.

“Mos lëshimi i kuponit tatimor kur është marrë më parë masa administrative dënohet me gjobë ose burgim deri në 1 vit. Ushtrimi i një aktiviteti tregtar të paligjshëm ose të paregjistruar në organet tatimore, ta pa pajisur me kasë fiskale sipas dispozitave ligjore në fuqi apo dhënia e urdhrave  në kundërshtim me ligjin me qëllim mos lëshimin e kuponit tatimor, dëftesës së faturës tatimore, kur është ndërmarrë më para masa administrative dënohet me burgim deri në 3 vjet”, tha kreu i komisionit, socialisti Fatmir Xhafaj.

“Instrumentet në kodin penal janë të mjaftueshëm dhe e gjithë kjo që ju kërkoni të bëni është e papranueshme”, tha deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi. Deputetët e opozitës thanë se këto ndryshime nuk do të shërbejnë për uljen e informalitetit.

Ky është ndryshimi i dytë nga propozimi fillestar i qeverisë ku parashikonte deri në 3 vite burg. Por, në ligjin e ri që pritet të miratohet shumë shpejt në Parlament, parashikohet 1 vit burgim, pas dënimit më parë me masë administrative gjobë ndaj biznesit.

Në Komisionin e Ligjeve u diskutua edhe për ndryshimet në Kodin e Punës, ku qeveria me anë të një nisme ligjore kërkonte që t’i hiqej e drejta gjykatës për të rikthyer në punë personat e larguar nga administrata.

Pas 20 vjetësh i hiqni të drejtën gjykatës për tu shprehur për largimin nga detyra, e keni ndryshuar”, tha demokrati Eduard Halimi.

Në përgjigje, zt. Xhafaj deklaroi: “Jo! Do të ishte mirë ta kishit lexuar, u rikthye si ishte”./Dita/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button